mendo globalisht,
vepro lokalisht

27-28 tetor 2012 – Syri i Vizionit dhe Solidar Suisse kanë organizuar konferencën regjionale me organizatat rinore nga Bosnje e Hercegovina, Serbia dhe Kosova, partnere në projektet e mbështetura nga organizata zvicerane Solidar. Dita e parë e konferencës është mbajtur në Prishtinë, ku organizatat nga këto shtete kanë bërë prezantimin e punës se tyre një vjeçare të cilën e kanë implementuar në shtetet e tyre, në projekte që kanë të bëjnë me tregun e lirë të punës, aftësimin e të rinjve për tregun e punës etj.
Ditën e dytë organizatat kanë qëndruar në Prizren, ku janë takuar me përfaqësues të sindikatave, përfaqësues nga Zyra e punësimit dhe aftësimeve profesionale, përfaqësues nga Drejtoria e arsimit si dhe organizata të ndryshme lokale. Gjatë takimit është biseduar për rolin dhe vështirësitë qe kanë sindikatat, si dhe aftësimin e të rinjve për tregun e lirë të punës dhe rolin e institucioneve në ketë çështje.
Konferenca regjionale për shkëmbim të përvojave në mes të organizatave rinore, është përkrahur nga Solidar Suisse, që sivjet për të tretin vit që mbështetë këto organizata me projekte të ndryshme.

________________

Skip to content