Prishtinë, 07 Janar - Është nënshkruar kontrata për vitin 2018 në mes të Syri i Vizionit dhe Olof Palme International Center, për projektin “Qytetaria Aktive në Kosovë”, që është duke u implementuar tash e sa vite në rajonin e Pejës dhe Prizrenit nga OJQ “Syri i Vizionit” mbështetur nga organizata Olof Palme International Center dhe SIDA.
Projekti "Qytetaria Aktive" në Kosovë ka për qëllim të aktivizojë qytetarët në nivel lokal që do të ndikojnë në ngritjen e kapaciteteve të komunitetit për t'u organizuar, për përmirësimin e jetës së tyre dhe për t'u bërë pjesë përbërëse e vendimmarrjes dhe hartimit të politikave komunale dhe qendrore.
________________