mendo globalisht,
vepro lokalisht

Kliqinë/11 korrik - Me pjesëmarrjen e disa nga familjet e nxënësve, zyrtarit komunal për gjithëpërfshirje, përfaqësuesve të Këshillit të shkollës dhe Këshillit të Prindërve, dhe me organizim nga “Syri i Vizionit”, në shkollën fillore “Naum Veqilharxhi” në Kliqinë u realizua një takim për të diskutuar rreth nevojave aktuale të kësaj shkolle, ecurisë dhe sfidave të procesit mësimor si dhe rolit të Këshillit të Shkollës dhe atij të Prindërve në përkujdesjen dhe trajtimin e çështjeve të ndryshme edukative që kanë të bëjnë me nxënësit dhe shkollën në përgjithësi.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të programit "Mbështetje në Integrim dhe Fuqizim të të kthyerve Romë, Egjiptianë dhe Ashkalinjë, përmes zhvillimit të kapaciteteve në arsimin fillor, Kosovë" – i mbështetet nga GIZ-i që realizohet nga Syri i Vizionit.

________________

Skip to content