mendo globalisht,
vepro lokalisht

Mbahet trajnimi me temën e avokimit me përfaqësuesit e femrave në komunës së Rahovecit

Rahovec 21 maj - OJQ “Syri i Vizionit” ka realizuar trajnimin me temën “Avokimi”, me gratë asambleiste të Komunës së Rahvecit, përfaqësueset femra të këshillave lokalë dhe zyrtarë për barazi gjinore.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte që ata të aftësohen për dizajnimin dhe realizimin e fushatave avokuese dhe në përgjithësi për mënyrën e inicimit të zgjidhjes së problemeve apo shqetësimeve që ata kanë si përfaqësues nga subjektet politike dhe këshillat lokalë, të sapozgjedhur sipas rregullores komunale në komunën e Rahovecit.
Gjatë trajnimit gjithashtu janë diskutuar shumë çështje, se si mund të iniciohen problemet që ata i kanë në përditshmëri si fushatat e vetdijësimit, përmirësimi i shërbimeve të infrastrukturës dhe çështje që janë specifike në komunën kua ata jetojnë dhe paraqesin problemet e komunitetit në Rahovec.
Trajnimi mbahet në kuadër të projektit “Qytetaria Aktive”, të cilin e realizon organizata Syri i Vizionit në komunat e regjionit të Pejës dhe Prizrenit me mbështetje nga Olof Plame Center International dhe SIDA.
Projekti “Qytetaria Aktive” gjatë këtij viti do të vazhdojë të realizojë aktivitete tjera me kryetarët e këshillave lokalë dhe akterët tjerë që janë pjesë e programit në këto komuna duke u shndërruar në një mbështetës dhe përkrahës i komuniteteve lokale në objektivat e tyre.

________________

Skip to content