Agjenda 19- 25 tetor 2014
E Diel, 19 tetor 2014 11:00 – 11:45
Konferencë më Media në Prishtinë- Prezantimi i Agjendës së javës kundër dhunës – Në këtë konferencë do të bëhet shpalosja e agjendës si dhe qëllimi i kësaj fushate javore që do të implementohet në disa komuna të Kosovës.
E hënë, 20 tetor 2014 10:30 – 11:45
Shfaqja Teatrale “Kur kam të drejtë, kam..!” në Teatrin e Qytetit të Mitrovicës, “Sander Prosi”- Shfaqja ka për qëllim vetëdijesimin dhe angazhimin e të gjithë akterëve duke përfshi prindër, Institucionet përgjegjëse në mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve.
E hënë, 20 tetor 2014 13:00 – 14:00
Takim i fëmijëve me Avokatin e Popullit z. Sami Kurteshi – Një grup i fëmijëve nga komunat e ndryshme të Kosovës, do të takohen me Avokatin e Popullit z. Sami Kurteshi, ku do të kërkohet nga ky institucion që fëmijët të jenë pjesë e vendimmarrjes dhe që zëri i tyre të dëgjohet nga ana institucioneve të Kosovës.
E martë 21 tetor 2014 10:00 – 12:00
Debat Publik i fëmijëve me kryetaren e Komunës së Gjakovës znj. Mimoza Kusari Lila – Në këtë debat publik do të bisedohet se çfarë kanë bërë apo çfarë duhet bërë komuna e Gjakovës në mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna dhe përmirësimin e situatës së tyre.
E mërkurë, 22 tetor 2014 13:00 – 15:00
Shfaqja Teatrale “Kur kam të drejtë, kam..!” në Teatrin e Qytetit të Pejës, “Istref Begolli” – Shfaqja ka për qëllim vetëdijesimin dhe angazhimin e të gjithë akterëve duke përfshi prindër, Institucione përgjegjëse në mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve.
E enjte, 23tetor 2014 10:00 – 12:30
Konferencë Nacionale “Çfarë duhet të bëjë shteti në mbrojtjen e fëmijëve”- Qëllimi i konferencës është “Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve dhe zëri i tyre në vendimmarrje”. Në konferencë marrin pjesë përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Zyra për qeverisje të mirë në kuadër të zyrës së Kryeministrit, Avokati i Popullit, Qendra për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Policia e Kosovës, Shërbimi sprovues, Organizatat për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Mediat.
E premte, 24 tetor 2014 10:00-11:30
Tryezë në Ferizaj -“Çfarë duhet bëjë komuna në mbrojtje të fëmijëve nga dhuna” – Në këtë tryezë do të jenë të ftuar përfaqësues të institucioneve përgjegjëse, shoqëria civile, përfaqësues nga këshilli i prindërve dhe fëmijëve si dhe mediat.
E shtunë, 25 tetor 2014 11:00-12:30
Përzgjedhje e pikturave dhe eseve më të mira dhe ndarja e shpërblimeve -
Ky aktivitet do të mbledh mësimdhënës të dy lëmive të ndryshme Gjuhë Shqipe dhe Art figurativ, dhe nxënës të 10 shkollave fillore nga 5 komunat, (Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë dhe Ferizaj), ku edhe është duke u implementuar projekti Child Protection.
Nxënësit pjesëmarrës në këtë aktivitet do të pikturojnë dhe do të shkruajnë ese me tematikë “Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna”.
Në fund një komision i përbërë nga mësimdhënës do ta bëjnë përzgjedhjen dhe ndarjen e shpërblimeve, të eseve dhe pikturave më të mira të realizuara nga nxënësit. Aktiviteti do të realizohet në ambientet e “Hotel Afa” në Prishtinë.
________________