Pejë, 28 korrik- Syri i Vizionit në kuadër të projektit Prospect + ka organizuar aktivitetin ndërkulturor me gratë e komuniteteve Romë , Egjiptianë dhe Ashkalinjë nga lagja "7 Shtatori" e Pejës. Një grup prej mbi 30 grave nga këto komunitete në mënyrë të organizuar disa nga pikat më të vizituara të Pejës, në zonën e Radavcit, Mullirin e Radavcit, burimin e Drinit të Bardhë dhe Shpellën e Radavcit. Aty ato janë njohur edhe me burimin e ujit me të cilin furnizohet qyteti i Pejës, procesin e filtrimit dhe dezinfektimit të ujjit të pijës.
Lagja 7 shtatori në Pejë është ndër zonat më të varfra dhe në këtë lagje ku është i përqëndruar një numër i madh e popullatës nga komunitet rome, egjiptian dhe ashkali, zhvillohet projekti Prospect + i cili është i financuar nga KFOS-i dhe implementohet nga Syri i Vizionit në Pejë.