18 shkurt: Në restorantin Rings është mbajtur takimi ekspertëve për analizimin e draftit të ligjit për mbeturinat. Ekspertë të legjislacionit dhe në fushën e harmonizimit të ligjeve kosovare me ato evropiane kanë bërë analizën e draft ligjit të ri dhe të kërkesave dhe sugjerimeve që kanë dalë nga debatet e mëparshme që ka mbajtur Syri i Vizionit në shtatë qendra rajonale të Kosovës bashkë me komunat, shoqërinë civile dhe palët tjera me interes.
Analiza e draftit të ligjit për mbeturina bëhet në kuadër të projektit “Ndikimi i grupeve të interesi në ndryshimin e ligjit për mbeturina konform direktivave të BE-së” që Syri i Vizionit imp,emeton nga viti 2010 me financim nga USAID/ISC.