03.08.2018
Termat e Referencës
Numri i referencës:RFQ/2018/KS/022
Agjenci marketingu/kreative për realizimin e kampanjës së “Ndalimit të Ndëshkimit Trupor dhe mbrojtjene fëmijëve nga dhuna”
Organizata Syri i Vizionit (SiV) është regjistruar zyrtarishtsi OJQ lokale në Shtator të vitit 2001, por ka filluar të funksionojë më herët qënga 1999 si Organizatë e Bazuar në Komunitet (CBO) në Regjionin e Pejës.
Përgjatë viteve tëfundit, OJQ “Syri i Vizionit” ka zhvilluar partneritete të shumta me njëspektër të gjerë të organizatave lokale dhe ndërkombëtare, komunave dhefaktorëve tjerë aktivë në Kosovë dhe Ballkan si: Komisioni Evropian, Save theChildren në Kosovë, Olof Palme International Centre, Solidar Suisse, VolkshilfeSolidaritet, ADA, USAID, KEC, KFOS, DRC, CARE International, OSCE, etj.
Informata të përgjithshme
Syri i Vizionit, në partneritet me Save the Children zyra në Kosovë, tash e pesë vite është dukepunuar në programe mbi monitorimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve nëKosovë, që kanë për qëllim respektimin e Konventës ndërkombëtare për të drejtate fëmijëve, dhe fuqizimin e mekanizmave në parandalimit të dhunës, ndëshkimit trupor.
Në kuadër të programit tematik në fushën e mbrojtjes së fëmijëve “Detyrimi ynë për të Ardhmen- Mbrojtja e Fëmijëve dheQeverisja e të Drejtave të Fëmijës”, do të realizohet fushata vetëdijësuesee ndërgjegjesuese mbi pasojat e dhunës ndaj fëmijëve dhe Ndëshkimit trupor sidhe draft Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës.
Materialet e fushatës duhet jenë kreative, lehtë të kuptueshme dhe memesazh të qartë, qoftë për fëmijët, prindërit, institucionet dhe gjithë shoqërinëduke i përfshirë edhe mediat duke sensibilizuar gjithë shoqërinë që dhuna dhe ndëshkimi trupor ndaj fëmijëve ështëi pa pranueshëm dhe qe duhet denoncuar tek institucionet përgjegjëse.
Qëllimi
Syri i Vizionit kërkon të angazhojë një agjenci/ kompanimarketingu/kreative (“Agjencia/ Kompania”) për realizimin e kampanjës vetëdijësuesepër periudhën (Shtator 2018 - Shtator2019), mbi ndalimin e ndëshkimit trupor dhedhunës ndaj fëmijëve. Me qëllim të ngritjes së vetëdijes së institucioneve dhegjithë shoqërisë mbi pasojat që shkakton dhuna dhe ndëshkimi trupor ndajfëmijëve dhe promovimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës duke rriturpërgjegjësin institucional në krijimin dhe fuqizimin e mekanizmave ligjor nëmbrojtjen e fëmijëve nga dhuna dhe ndëshkimi trupor në çdo ambient.
Oferta e Kompanisë
Agjencia/Kompania e marketingut duhet të dorëzojë ofertën e saj financiare dhe metodologjinë e punës në realizimin e materialeve dhe realizimin e fushatës duke ubazuar në materialet e cekura në tabelë (AneksiA):
Syri i Vizionit është përgjegjëse për:
• Ndarjen e planit të strategjisë me Agjencinë/Kompaninë me qasje të shpejtë në të gjithë materialin përkatës të tematikës së mbrojtjes së fëmijëve dhe qeverisjes me të drejtat e fëmijëve dhe akterët tjerë;
• Sigurimin e informata specifike për t'u përfshirë në secilin aktivitet;
• Sigurimin i informatave në kohë për çdo kërkesë të Agjencisë lidhur me një aktivitet/program pune/publikim;
• Miratimin e të gjitha produkteve të prodhuara Agjencia para lëshimit të tyre;
• Të drejtën autoriale dhe shpërndarjen e materialeve/resurseve të krijuara nga Agjencia nëse është e nevojshme.
Specifikat e Agjencisë/Kompanisë:
Agjencia/Kompaniado të:
• Jetë një agjenci/Kompani kombëtare marketingut/kreative me reputacion dhe ekspertizë të dëshmueshme në ofrimin e shërbimeve të specifikuara në këto Terma të Referencës;
• Ketë përvojë të dëshmueshme në sigurimin e materialeve të cilësisë së lartë, të përshtatshme në aspektin kulturor në gjuhën shqipe dhe serbe si dhe në prodhimin e materialeve të cilat janë të përshtatshme për të gjithë qytetarët që kanë shkathtësi të kufizuar/ janë analfabetë e nëse kërkohet edhe në gjuhe të tjera përpos gjuhëve zyrtare;
• Përvoja e mëparshme në zhvillimin e mesazheve dhe materialeve me përmbajtje sociale ose arsimore, është një aset;
• Demonstrojë se burimet njerëzore me përvojë mund të mobilizohen sipas nevojave (stafi i brendshëm dhe rrjeti i konsulentëve);
• Përvojë të dëshmueshme në fushatat M&V dhe përmbajtjet shoqërore e arsimore;
• Përvojë të dëshmueshme në sigurimin që fushatat të janë të ndjeshme në aspektin gjinor dhe etnik;
• Punojë në mënyrë efektive për afate të shkurtra;
• Mos përdorë materiale të mbrojtura me të drejtë autori;
Kohëzgjatja e Kontratës
Agjencia/Kompania do të kontraktohet përmes një kontrate të veçantë me SiV, për të ofruar shërbime sipasaneksit A, për periudhën (01 Shtator 2018 - 31 Shtator 2019) në marrëveshje me Agjencinë / Kompaninë.
Aranzhimet kontraktuale dhe mbikëqyrja
Agjencia/Kompania e marketingut do të kontraktohet sipas kushteve të Syri iVizionit vetëm për qëllim të ofrimit të shërbimeve sipas Anexi A dhe do tëmbikëqyret nga Udhëheqësi i projektitdhe tematikes së mbrojtjes së fëmijëve dhe qeverisjes më të drejtat e tyre, sidhe përgjegjësi për komunikim nga Syri i Vizionit dhe Save the Children zyra nëKosovë.
Procedura e Aplikimit
Agjencia/Kompania e marketingut duhet të dorëzojnë:
- Metodologjinë e shkurtër të punës për realizimin e materialeve te përcaktuar në tabelën Anex A (jo me shumë se 2 faqe A4, duke ilustruar edhe idenë e dizajnit te materialeve dhe kampanjës se planifikuar, ku target grup janë fëmijët nga mosha 0-18 vjeç dhe prindërit).
-Tabela Anex A e plotësuar nga kompania pa ndërhy ne përmbajtje vetëm duke plotësuar të dhënat që kërkohen (çmimin për secilin produkt);
- Kopjet fizike të mostrave (shembuj) për produkte tështypura më parë (poster A4 në ngjyrë, broshura 2 shembuj, TV spot ne CD).
- Lista dhe CV-të e personelit kyç të propozuar për realizimin e fushatës, duke theksuar kualifikimet dhe përvojën në fushata të ngjashme;
- Metodologjinë e planit të monitorimit dhe vlerësimi tërezultateve të pritura të fushatës;
- Referencat e punës (të paktën 3).
- Propozimi financiar pa TVSH (duke u bazuar në tabelën Anex A)
- Aplikimet (propozimet teknike dhe financiare se bashku me mostrat e produkteve) pranohen vetëm në formë fizike përmes postës.
Treguesit e performancës për vlerësimin erezultateve do të bazohen në Kriteret si në vijim:
A) KRITERET THEMELORE: Të gjithë ofertuesit duhet t’i përmbushin kriteret themelore
Kriteret | Po/Jo |
- Propozimi teknik i ofertuesit për metodologjinë e zhvillimit dhe para-testimit të materialeve | |
- Oferta financiare e ofertuesit dhe konfirmimi i përshtatshmërisë së Ofertuesit me Kushtet e Tenderit (nën Përgjigjja e Tenderuesit ndaj Tenderit) | |
- Regjistrimi i ofertuesit në shtet / Përshtatshmëria profesionale
Ofroni: 1. Kopjen e Certifikatës se Regjistrimit, përfshirë edhe informatat për biznesin; 2: Kopjen e Certifikatës së Numrit Fiskal 3: Kopjen e Certifikatës TVSH |
|
- Ofroni: Minimum 3 referenca. Përvoja e mëparshme me organizatat ndërkombëtare /OJQ-të është një përparësi. | |
- Përvoja e stafit në zhvillimin e spoteve televizive, radio porosive, porosive në Facebook, projektimin, paraqitjen dhe shtypjen e produkteve në versione të shumë gjuhëve - M&V të mbulimit të popullatës
- Ofruesi i Shërbimeve duhet të propozojë strukturën dhe përbërjen e ekipit që do t'i dedikohet fushatës "Ndalimi i Ndëshkimit Trupor", si dhe CV-të. |
B) KRITERET EPREFERUARA dhe KOMERCIALE
Kriteret | Pikët |
- CV të udhëheqësit të ekipit dhe stafit me eksperiencë që do të angazhohen | 5 |
- Metodologjia e planit të monitorimit | 5 |
- Propozimi teknik i ofertuesit për metodologjinë e zhvillimit të fushatës. Subjekti i fushatës duhet të jetë ngritja e vetëdijes për ndalimin e ndëshkimit trupor dhe krijimi i një mjedisi për zero tolerancë. | 10 |
- Cilësia e dizajnit, paraqitjes dhe shtypjes së produkteve
(ofroni një minimum prej 3 produkteve të mostrës - TV Spot (në CD), broshura, posterë dhe/ose raporte) Vërejtje: Ofrimi i më shumë se një shembulli është një përparësi |
20 |
- Çmimet e ofertuesit | 60 |
Oferta duhet të dërgohen përmes postës:
OJQ “Syri i Vizionit”, Adresa: Isa Demaj 14, 30000Pejë-Kosovë, NRF 600238077, NRB 5101044-2, Nr TVSH 330148892.
Afati i fundit për aplikim, datë 20 Gusht 2018 ( E Hënë),ora:17:00.
Vetëm Agjencia/Kompanitë e marketingut të suksesshëm do të ftohen.
Për informata shtesë mbi procedurat e aplikimit mund tëna kontaktoni përmes e-mail në: info@syriivizionit.org,ose vlora.latifi@syriivizionit.org;apo ne tel. 039 423 240.