Deçan, 18 shtator – Organizata jo qeveritare Syri i Vizionit ka filluar mbështetjen e iniciativës së grave asambliste dhe grupit jo formal të grave në komunën e Deçanit, që ka për qëllim vetëdijesimin e popullatës për shëndetësinë primare dhe parandalimin e sëmundjeve.
Fillimisht janë duke u mbajtur trajnimet me gratë e zonave rurale me temën shëndetësia primare dhe parandalimi i sëmundjeve. Poashtu gjatë trajnimeve janë diskutuar problematika në të cilat hasin ato gjatë trajtimeve, dhe janë informuar për shërbimet te cilat mund ti marrin falas dhe se si duhet te i kushtohet vëmendje shëndetësisë primare.
Gjithashtu për te ngritur vetëdijen dhe për te arritur qëllimin e fushatës mbi shëndetësinë primare dhe parandalimin e sëmundjeve, janë shtypur broshura me informata mbi shëndetin primar dhe simptomat e sëmundjeve me te cilat ballafaqohen grat.
Ku projekte ka për qëllim edukimin dhe ngritjen e vetëdijes së grave ne zonat rurale dhe urbane mbi shëndetësinë primare dhe parandalimin e sëmundjeve, projekt ky i iniciuar nga vet grat asamblistë në komunën e Deçanit po që mbështet nga OJQ- Syri i Vizionit, në kuadër te programit “ Qytetaria Aktive” mbështetur financiarisht nga Olaf Palme Internacional Center dhe SIDA.s