Rrugë më të mira për komunitetin në Rahovec
Rahovec 9 nëntor- Organizata Syri i Vizionit nga Peja, në kuadër të projektit për fuqizim të komuniteteve rom, egjiptian dhe ashkali në komunën e Rahovecit, ka bërë rregullimin e rrugës në lagjen “Rahoveci Epërm”, ku jetojnë ky komunitet, duke krijuar kushte më të mira për jetesë ne këtë lagje.
Rregullimi i kësaj rruge është bërë në bashkëpunim më Komunën e Rahovecit, gjegjësisht Drejtorinë e shërbimeve publike dhe Zyrën për komunitete. Është bërë shtruarja e rrugës dhe kubëzimi në pjesën ku jeton ky komunitet. Projekti për fuqizimin e komuniteteve mbështetet financiarisht nga Olof Palme International Center dhe implementohet nga OJQ Syri i Vizionit nga Peja në komunat Pejë, Istog, Klinë, Deçan, Gjakovë dhe Rahovec.
________________