mendo globalisht,
vepro lokalisht

Ka filluar kampi 5 ditor me 15 të rinj e të reja nga rajoni i Pejës, Gjakovës dhe Prizrenit për ndërmarrësi sociale i cili synon ngritjen e shkathtësive dhe aftësive praktike se si të zhvillohet një biznes plan, si bëhen novatorë dhe sipërmarrës socialë, si ti përdorin teknikat më të avancuara te të mësuarit eksperimental, si të kuptojnë sfidat e komunitetit dhe të hartojnë zgjidhje me ndikim në formën e produkteve ose shërbimeve.

Kapmi është organizuar ne kuadër të programit “Mbështetje për Zhvillimin e Arsimit dhe Punësimit - SEED faza III” i cili zbatohet nga organizatat Volkshilfe Solidaritat dhe Syri i Vizionit si dhe financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim - ADA.

________________

Skip to content