mendo globalisht,
vepro lokalisht

Këshillimi në karrierë i ka ndihmuar nxënësit për të marrë vendimet për në jetë

Gjakovë, Istog, 7 dhe 8 qershor – Mësimdhënësit nga komunat e Gjakovës dhe Istogut, që gjatë vitit të kaluar janë trajnuar dhe kanë filluar të mbajnë këshillimin dhe orientim në karrierë në shkollat e tyre shprehen të kënaqur me interesimin e nxënësve në vitin e parë të aplikimit të ëksaj lënde. E aplikuar kryesisht si lëndë zgjedhore, por edhe si modul brenda fushës kurikulare Jeta dhe puna, Orientimi në karrierë është pritur mirë nga nxënësit në ato shkollla që kanë filluar, ndërsa në shollat tjera mësimdhënësit janë shfaqur të interesuar ta aplikojnë atë në vitet në vazhdim, derisa me kurikulën e re kjo lëndë të bëhet obligative në të gjitha shkollat e mesme të ulëta në Kosovë.
Në takimet e mbajtura në Gjakovë dhe Istog, drejtorët komunalë të arsimit Diana Qarkaxhia nga Gjakova dhe Agim Haxhiu nga Istogu i kanë mbështetur ata në punën e tyre.
Trajnimet dhe licencimi i mësimdhënësve për këshillim dhe orientim në karrierë për tri vjetësh në komunat e rajonit të Pejës organizohen nga Syri i Vizionit me mbështetjen financiare nga Solidar Suisse në kuadër të projektit Mismatch, që ka për qëllim përshtatjen e shkollave me tregun e punës në Kosovë.

________________

Skip to content