mendo globalisht,
vepro lokalisht

Panairi i Karrierës në Shkollën Ekonomike në Gjakovë

Gjakovë, 22 maj- Në shkollën e mesme profesionale ekonomike “Kadri Kusari” është realizuar panairi i karrierës për nxënësit e klasave të IX-ta të komunës së Gjakovës, i cili do zgjatë dy ditë. Qëllimi i panairit është informimi i rreth 1450 nxënësve të klasave të nënta me profilet të cilat ekzistojnë në shkollën e mesme profesionale ekonomike “Kadri Kusari” Gjakovë dhe inkurajimi i nxënësve që të regjistrohen në këtë shkollë, që ofron perspektivë për të rinjtë në tregun e punës.

Panairi i karrierës “Dyert e Hapura” mbështet nga programi SEED faza e dytë, i cili zbatohet nga organizata Syri i Vizionit dhe Volkshilfe Solidaritat, i cili financohet nga Agjensioni Austriak për Zhvillim - ADA.

Javën e kaluar panairi është mbajtur edhe në Shkollën Ekonomike "Ali Hadri" të Pejës, kurse në Komunën e Prizrenit ditët e hapura të Shkollës Ekonomike "Ymer Prizreni" janë mbajtur në muajin prill, të gjitha këto të organizuara nga projekti SEED i Syri i Vizionit.

________________

Skip to content