Pejë, 17 dhjetor- U mbajt ceremonia e ndarjes së Certifikatave të prindërve për Disiplinën Pozitive në Prindërimin e Përditshem, mbajtur me prindërit e shkollave fillore dhe të mesme të ulëta "Vaso Pashë Shkodrani" dhe "Asdreni". Në këtë ceremoni përpos prindërve po marrin pjesë edhe drejtorët e dy shkollave. Programi i Disiplinës Pozitive në Prindërimin e Përditshëm është mbajtur në kuadër të programit tematik në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe qeverisjes me të drejtat e fëmijëve “Detyrimi ynë për të Ardhmen – Mbrojtja e Fëmijëve dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijës” i cili implementohet nga organizata Syri i Vizionit, në partneritet me Save the Children, zyra në Kosovë.
________________