mendo globalisht,
vepro lokalisht

Fëmijët nga Shqipëria të interesuar mbi të drejtat e fëmijëve në Pejë

Pejë-01 teor2013- Organizata ndërkombëtare Save the Children nga Shqipëria dhe Kosova në bashkëpunim me oranizatën “Syri i Vizonit” kanë organizuar një vizitë studimore në Pejë për grupin e fëmijëve “16+” nga qytetet Durrës, Pukë, Elbasan dhe Dibër që punojnë në monitorimin dhe zbatimin e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri.
Grupi i fëmijëve “16+” i shoqëruar nga stafi Save the Children në Shqipëri dhe ai në Kosovë, kanë zhvilluar një serë takimesh për shkëmbim të përvojash në institucione të ndryshme në Pejë. Vizita e tyre ka nisur në shkollën Fillore “Ramiz Sadiku” ku janë pritur nga stafi i shkollës dhe këshilli i nxënësve ku janë njohur më punën e shkollës që ka bërë dhe po bënë në zbatimin të drejtave të fëmijëve, ku kanë shkëmbyer përvojat nga të dyja vendet sa i përket punës që bëjnë vetë fëmijët për të drejtat e tyre.
Pas vizitës në këtë shkollë, delegacioni ka vizituar edhe Organizatën joqeveritare Syri i Vizionit ku është biseduar mbi punën që Organizata Syri i Vizionit ka bërë dhe është duke bërë në mbrojte të të drejtave të fëmijëve, dhe punën që është duke bërë më disa shkolla fillore të Kosovës që ka për qëllim fuqizimin e mekanizmave për të drejtat e fëmijëve dhe monitorimin e të drejtave të tyre në disa shkolla të Kosovës.
Vizita e delegacionit nga Shqipëria ka vazhduar në asamblenë komunale të Pejës, ku aty janë pritur nga bashkëmoshatarët e tyre, nga fëmijët asamblistë dhe zyrtarë për të drejtat e njeriut dhe koordinatori për të drejtat e fëmijëve në komunën e Pejës.
Në këtë takim është prezantuar puna dhe aktivitet që kanë bërë institucionet në Shqipëri konkretisht Durrësi, Puka, Dibra dhe Elbasani si dhe vetë fëmijët e grupit për të drejtat e fëmijëve nga grupi “16+”. Po ashtu janë njoftuar edhe me punën që ka bërë komuna e Pejës në avancimin e situatës së të drejtave të fëmijëve në këtë komunë si dhe për punën që ka bërë vetë asambleja e fëmijëve të komunës së Pejës në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.
Takimi i delegacionit nga Shqipëria është përmbyllur me një drekë të përbashkët të organizuar nga Save the Children Shqipëria, OJQ Syri i Vizionit dhe Komuna e Pejës.

Skip to content