mendo globalisht,
vepro lokalisht

Qytetarët vetëdijësohen për nevojën e regjistrimit të pronave dhe bartjen e trashëgimisë

Pejë, 24 prill- Çështjet e pronës, rregullimi i trashëgimisë, përcjellja e dokumentacionit në shitblerjet dhe të tjera probleme që lidhen me pronën, janë diskutuar në debatin e mbajtur me qytetarët e Pejës. në sallën e Kuvendit Komunal të Pejës, ata kanë shprehur interesimin e tyre lidhur me legjislacionin, dhe kanë bërë pyetjet e tyre tek përfaqësuesit e institucioneve, që merren me çështjet e pronësisë. Zyrtarë nga komuna e Pejës, kadastra dhe çështjet pronësore, ofiqaria dhe Drejtoria e urbanizmit, Gjykata themelore e Pejës, OSBE, shërbimi i ndërmjetësimit dhe shërbimi juridik falas, kanë informuar qytetarët mbi ligjet, procedurat dhe mundësitë që u ofrohen atyre në rregullim të çështjeve të pronësisë, në mënyrë që problemet të mos barten nga brezi në brez, si në të kaluarën.
Pyetjet e qytetarëve kryesisht janë përqendruar në trajtimin e pronave të blera pa dokumentacion nga vitet ’70 e më herët të shekullit të kaluar, kontestet lidhur me pronësinë, mënyrat e regjistrimit të pronave, legalizimet dhe të tjera probleme që kanë marrë përgjigjet nga zyrtarët përkatës.
Debati me qytetarët e Pejës, është i fundit nga debatet me qytetar që janë mbajtur gjatë muajve të fundit në komunat Pejë, Klinë, Deçan dhe Istog, fillimisht me kryetarët e bashkësive lokale, e pastaj edhe me komunitetin. Projekti “Mbroje pronën tënde” financohet nga USIAD/ ATRC dhe ka për qëllim sensibilizimin e qytetarëve në raport me pronën, zgjidhjen e çështjeve të trashëgimisë dhe vetëdijesimin për nevojën e shitblerjeve bazuar në dokumentacionet përkatëse. Gjetjet e deritanishme gjatë realizmit të projektit do të analizohen në tryeza të rrumbullakëta me të gjithë akterët, në katër komunat e rajonit gjatë muajve maj e qershor, për të dalë me rekomandimet përkatëse për institucionet.

________________

Skip to content