4 mars 2011, Shoqëria civile e Kosovës e ka pranuar me dhimbje dhe indinjatë lajmin se një qytetar me prejardhje nga Kosova qëndron prapa sulmit kundër ushtarëve amerikanë në Frankfurt të Gjermanisë dhe e dënon në mënyrën më të rëndë këtë akt.
“Familjeve të viktimave u shprehim ngushëllimet më të thella dhe shprehim keqardhje të sinqertë për këtë tragjedi”.
“Shoqëria kosovare ka vuajtur vet nga terrori dhe nuk ia dëshiron një vuajtje të tillë askujt. Shoqëria kosovare mëton të jetë një shoqëri e lirë e ngritur mbi parimet e lirisë së mendimit, lirisë së të shprehurit dhe tolerancës”.
Këtë deklaratë e kanë nënshkruar: KPJ, Lëvizja FOL, STIKK, CBM, KCIC, INPO, GTRC – QTSGJ, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, KUSA, Syri i Vizionit dhe Center for Policies and Advocacy