mendo globalisht,
vepro lokalisht

Mbështeten me grante grupet e komuniteteve në Pejë, Istog, Klinë e Rahovec

03 qershor -Pejë. Është mbajtur ceremonia solemne e ndarjes së grantit të katërt në kuadër të projektit “Angazhimi i Komunitetit dhe Mbështetja e Jetesës pas Covid-19” i cili zbatohet nga organizata joqeveritare “Syri i Vizionit” në komunat Pejë, Istog, Klinë e Rahovec.

Projekti ka për qëllim të promovojë dhe fuqizojë komunikimin, dialogun dhe bashkëpunimin ndëretnik në komunitet, i cili do të mundësojë dhe përmirësojë mirëqenien e banorëve në këto komuna. Aktivitetet e këtij projekti kanë për qëllim ringjalljen e angazhimit të komunitetit dhe forcimin e bashkëpunimit ndëretnik përmes zbatimit të projekteve të përbashkëta. Pas formimit të grupeve nga të gjitha komunitetet, bashkë me zyrtarët e Zyrave për komunitete në komunat përkatëse është bërë vlerësimi i nevojave të komuniteteve dhe projekt-propozimet e dorëzuara nga radhët e grupeve punuese të cilat janë parë si ekonomikisht të qëndrueshme u mbështeten financiarisht.

Për rrjedhojë, grupet e komuniteteve në komunën e Pejës janë mbështetur me makina për prodhimin e produkteve ushqimore (ajvar e fruta), në komunën e Istogut me linjë për prodhimin e pogaçes për bletë, në atë të Klinës me zhvillimin e bletarisë dhe në komunën e Rahovecit me pajisje për pastrim të objekteve private dhe afariste. Grantet kapën vlerën prej afro 4.500 euro dhe do të ndihmojnë në zhvillimin e ekonomisë e mirëqenies sociale.

Aktivitet e realizuara dhe mbështetja e komuniteteve me grante janë bërë të mundura falë ndihmës financiare të dhënë nga Zyra e Misionit të Kombeve të Bashkuara (UNMIK) në Kosovë.

________________

Skip to content