Komunikatë për media
Simulim zgjedhor për femrat në Lagjen “7 Shtatori” në Pejë
Pejë, 24 shtator 2013
Sot, e martë, datë 24 shtator 2013, Organizata Joqeveritare Syri i Vizionit dhe OSCE-ja në bashkëpunim me Komisionin Komunal Zgjedhor KKZ-ne dhe zyrën për Barazi Gjinore në Pejë, kanë organizuar një simulim zgjedhor në qendrën për komunitet në Lagjen 7 Shtatori me femrat e komunitetit rome, egjiptian dhe ashkali.
Qëllimi i këtij simulimi zgjedhur ishte njoftimi i femrave të komuniteteve pakicë (rome, egjiptian dhe ashkali) se sa e rëndësishme është pjesëmarrja e tyre në zgjedhjet e 3 nëntorit. Po ashtu ato janë njoftuar më komplet procesin zgjedhor se si duhet votohet edhe për ato femra të cilat dinë shkrim lexim. Nga stafi i OJQ “Syri i Vizionit” , OSCE-së dhe Zyrës për barazi gjinore janë demonstruar shembuj se si mund të votohet edhe nëse një votues nuk di shkrim as lexim.
Kjo ka pasur qilim për të ngritur vetëdijen e femrave të këtij komuniteti që edhe ato duhet dalin për të votuar, se edhe ato kanë të drejtë të votës, se vota e tyre është mjaftë e rëndësishme dhe e domosdoshme në zgjedhjet e 03 nëntorit.
Më pas është improvizuar votimi me të gjithë mjetet e nevojshme për votimin. “Votuesit” kanë votuar në fletëvotime të improvizuara me emrat e lojtarëve dhe ekipeve të futbollit në vend të kandidatëve dhe listave partiake.
Problemet kryesore që kanë dalë në pah gjatë këtij aktiviteti me këto femra kanë qenë analfabetizmi, pasi shumë prej tyre nuk dinë shkrim as lexim, frika nga presioni familjar që ju bëhet ditën e zgjedhje (kryefamiljari vendos që për kënd të votojnë ato, ose moslejimi për të dalë fare në zgjedhje), humbja e besimit në subjekte politike si pasojë e gjendjes shumë të rëndë ekonomike dhe sociale, etj.
Femrat pjesëmarrëse kanë shprehur interesim shumë të madh gjatë simulimit zgjedhor dhe janë zotuar se më datën 03 nëntor edhe ato do të dalin për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar.