Pejë, 18 dhjetor- Projekti i Qytetarisë aktive që implemeton organizata Joqeveritare “Syri i Vizionit” nga Peja, ka mbyllur aktivitetet e një viti me një aktivitet përmbyllës në të cilin pjesëmarrës aktivë, nga komunat Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Rahovec kanë përmbyllur arritjet e një projekti që zhvillohet prej katër vjetësh në këtë rajon.
Përfaqësuesit e zyrave për barazi gjinore në komunat ku është implementuar projekti si dhe gratë asambleiste të po këtyre komunave, kanë kërkuar mënyrat e bashkëpunimit në të ardhmen me qëllimin të angazhimit sa më të gjerë të femrave dhe nxitjen e qytetarëve aktivw në proceset e vendimmarrjes. Ky ishte një takim falënderues për punën e përbashkët, në të cilin është shpërndarë edhe raporti i punës së përbashkët katër vjeçare në kuadër të projektit mbi zhvillimin e Qytetarisë aktive në Kosovë.
Programi i “Qytetarisë Aktive”, të cilin është duke e implementuar tash e disa vite nga OJQ “Syri i Vizionit” zhvillohet me mbështetje nga Olof Palme International Center dhe SIDA.
________________