mendo globalisht,
vepro lokalisht

Në 200 klasa të maturantëve në gjashtë komunat e rajonit të Pejës ka filluar mbajtja e orëve për edukimin e votuesve të rinj. Këto orë që do mbahen në të gjitha klasat e maturantëve në Kosovë kanë për qëllim që këta nxënës si votues potencialë të informohen në lidhje me rëndësinë e zgjedhjeve, zhvillimin e demokracisë dhe rolin e tyre në shoqëri si qytetarë aktivë.

Nga organizata Syri i Vizionit në rreth njëzet shkolla të mesme të Komunave Pejë, Gjakovë, Klinë, Deçan, Istog e Junik ka angazhuar dhjetë trajnerë që gjatë javës së kaluar kanë mbajtur debatet me maturantët në gjimnaze dhe shkolla profesionale.

________________

Skip to content