"Unë e dua shkollën"
Mitrovicë, 01 qershor- Asambleja komunale e fëmijëve në komunën e Mitrovicës, mbështetur nga organizatat Syri i Vizionit dhe Save the Children Kosova/o i është bashkangjitur aktivitetit të organizuar nga Drejtoria e Arsimit me shkollat e kësaj komune për të shënuar 1 qershorin me moton "Unë e dua shkollën".
Fëmijët Asamblestë kanë realizuar punime me mesazhe mbi dëshirat dhe pritjet që fëmijët e kësaj komune kanë jo vetem në arsim, por edhe në shëndetësi, kulturë, sport e rekreacion.
#1Qershori #Mitrovicë #UnëeDuaShkollën
________________