mendo globalisht,
vepro lokalisht

“Përmirësimi i komunikimit me strukturat komunale në rajonin e Pejës”

06 tetor 2011- Me qëllim ngritjen e transparencën, demokratizimin si dhe përmirësimin e komunikimit mes organeve komunale dhe komunitetit serb, “Experimental Studio Group” (ESG) të enjten në lokalet e Radio Gorazhdecit ka organizuar tryezën e rrumbullakët me temën “Pozita e komunitetit serb në komunën e Pejës”. Në këtë takim kanë marrë pjesë autoritetet e Komunës së Pejës, Policisë së Kosovës, Agjensionit Kosovar të Pronës, OSBE-së dhe përfaqësuesit e fshatrave serbe Gorazhdec, Bellopojë, Brestovik dhe Levoshë. Në diskutimin ata kanë diskutuar problematikat që kanë komuniteti dhe institucionet përkatëse lidhur me komunitetin serb në Pejë në dy pika: çështjet e sigurisë dhe procesin e kthimit e problemet pronësore.
Takimi është mbajtur në kuadër të projektit “Përmirësimi i komunikimit me strukturat komunale në rajonin e Pejës” që implementon ESG me financim nga “Syri i Vizionit” në kuadër të projektit “Serbs Inclusion action plan through active Citizens’ Participation” mbështetur nga Olof Palme Center.

Skip to content