Mitrovicë10 tetor- Në Mitrovicë është mbajtur punëtoria për hartimin e kodit të mirësjelljes me këshillin e shkollës fillore “Andon Zako Çajupi”. Në këtë punëtori është diskutuar përmbajtja e rregulloreve ekzistuese në shkollë dhe rishikimi i saj, hartimi i një kodi të mirësjelljes për nxënës dhe mësimdhënës të shkollës. Këshilli i shkollës ka mirëpritur këtë aktivitet dhe ka çmuar punën që është duke bërë OJQ Syri i Vizionit dhe Save the Children në kuadër të projektit “Together 4 children rigts- Child protection and Child Right Governance”. Projekti ka për qëllim të ndihmojë fëmijët, organizatat e ndryshme dhe shkollat në mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, që t’i shndërrojë shkollat në vende të sigurta për fëmijët dhe ndihmojë krijimin dhe forcimin e mekanizmave për mbrojtjen e fëmijëve.
Veç kodit të mirësjelljes do të mbahen edhe punëtori për fuqizimin e mekanizmave për të drejtat e fëmijëve, gjithashtu do të mbahen trajnime e radhës me nxënës, në tema të ndryshme ku do të jenë pjesëmarrës edhe këshilli i shkollës (mësimdhënës, këshilli prindërve dhe këshilli i nxënësve) duke ndikuar në vetëdijesimin e nxënësve, mësimdhënësve dhe vetë prindërve mbi të drejtat e fëmijëve dhe adresimin e dhunës në mekanizmat ekzistues për të drejtat e fëmijëve.
Projekt implementohet në nëntë shkolla në pesë komuna të Kosovës përfshirë edhe komunat Pejë, Gjakovë, Ferizaj e Prishtinë.