mendo globalisht,
vepro lokalisht

Në Komunën e Gjakovës/Skivjan u mbajt sesioni i informimit për sëmundjen e diabetit

06.08.2024, Në Komunën e Gjakovës/Skivjan u mbajt sesioni i informimit për sëmundjen e diabetit, ku pjesëmarrësit u informuan nga mjeku për shkaqet, parandalimin dhe trajtimin e kësaj sëmundje.
Sesioni është udhëhequr nga Dr. Elvis Jusaj, ndërsa të pranishëm ishin edhe stafi i QKMF-së Gjakovë, bashkë me drejtorin Dr. Arben Koshi. Pjesë e takimit ishin persona që vuajnë nga diabeti ose kanë anëtarë të familjes me këtë semundje.
Në fund të sesionit, u bënë matje të niveleve të hipertensionit dhe sheqerit në gjak për tu siguruar që të gjithë të kishin njohuri të plotë rreth gjendjes së tyre shëndetësore.
_______________
Sesionet ndergjegjesuese realizohen në kuadër të projektit “Kujdesi shëndetësor i qasshëm dhe cilësor @AQH Project i cili zbatohet nga Swiss TPH dhe Syri i Vizionit dhe financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC)

________________

 

Skip to content