08.07.2024, Në Komunën e Pejës/Novosellë u mbajt sesioni i ndërgjegjesimit për sëmundjen e diabetit, ku pjesëmarrësit u informuan nga mjeku për shkaqet, parandalimin dhe trajtimin e kësaj gjendjeje shëndetësore. Pjesë e takimit ishin persona që vuajnë nga diabeti ose kanë anëtarë të familjes me këtë problem.
Në fund të sesionit, u bënë matje të niveleve të hipertensionit dhe sheqerit në gjak për tu siguruar që të gjithë të kishin njohuri të plotë rreth gjendjes së tyre shëndetësore.
Sesionet ndergjegjesuese realizohen në kuadër të projektit “Kujdesi shëndetësor i qasshëm dhe cilësor AQH Project i cili zbatohet nga Swiss TPH dhe Syri i Vizionit dhe financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC)
________________