mendo globalisht,
vepro lokalisht

Punëtori informuese për projekt Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës

Qëllimi i punëtorisë ishte informimi i institucioneve lokale që për mandat kanë mbrojtjen e fëmijëve dhe qeverisjen me të drejtat e tyre, mbi detyrimet dhe përgjegjësitë me të cilat i obligon projekt ligji për mbrojtjen e fëmijës dhe rëndësia që ka ky ligj në krijimin e një sistemi funksional dhe të fuqishëm ligjor të mbrojtjes së fëmijës në Kosovë. Në takim pjesëmarrësit e kësaj punëtorie kanë dhënë imputet e tyre lidhur me përmbajtjen e projekt ligjit dhe obligimet që ju delegohen.

Kjo punëtori organizohet në kuadër të programit tematik në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe qeverisjes me të drejtat e fëmijëve “Detyrimi ynë për të Ardhmen – Mbrojtja e Fëmijëve dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijës”, i cili implementohet nga organizata Syri i Vizionit, në partneritet me Save the Children, zyra në Kosovë.

________________

Skip to content