08 korrik 2024, Istog - Shërbime Online dhe Fizike ishte punëtoria e tretë e cila është mbajtur sot në Qendrën e Solidaritetit mes Gjeneratave në komunën e Istogut. Kjo punëtori është organizuar për të moshuarit e kësaj komune për ti njohur më mirë rreth shërbimeve të cilat mund kryejnë online duke shfrytëzuar platformën E-Kosova sic janë shërbimet e Regjistrit Civil, Shëndetësi, Pronë, Kontribut dhe Pension etj, po ashtu gjatë kësaj punëtori janë ofruar sqarime për shërbimet bankare dhe përdorimin e bankomatit.
Këto punëtori janë organizuar në kuadër të programi “AGE+ Ndërtimi i komuniteteve miqësore për të moshuarit nëpërmjet veprimit ndër breza në Kosovë” i cili zbatohet nga organizata Syri i Vizionit në partneritet me Volkshilfe Solidaritat dhe financohet nga Agjensioni Austriak për Zhvillim - ADA.
________________