Komunikatë për media
1 Qershori u shënua me moton “Bota s’ka ardhmëri nëse nuk ka fëmijë”
Pejë, 01 Qershor- Me moton “Bota s’ka ardhmëri nëse nuk ka fëmijë” organizata joqeveritare Syri i Vizionit ka zhvilluar aktivitetet në disa nga komunat më të mëdha të Kosovës, me të cilat është shënuar 1 Qershori, Dita e fëmijëve. Në partneritet me organizatën Save the Children dhe në bashkëpunim më koordinatorët e fëmijëve nëpër komuna, asambletë e fëmijëve, zyrat për të drejtat e njeriut dhe drejtoritë komunale të arsimit aktivitetet janë zhvilluar në komunat Pejë, Prishtinë, Gjakovë, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë dhe Klinë.
Në sallat e asambleve komunale në këto shtatë komuna, asamblistët komunalë, bashkë me asamblistët e vegjël, kryetarë dhe kryesuese kuvendesh kanë shpalosur moton “Bota s’ka ardhmëri nëse nuk ka fëmijë”, që ka qenë e preferuara e vet asambleve të fëmijëve që kanë përzgjedhur me dhjetëra sloganeve që më së miri paraqesin fëmijërore.
Në debatet publike të fëmijëve më kryetarët e komunave, fëmijët kanë kërkuar nga ta që komuna dhe vetë kryetarët të bëjnë më shumë për t’u krijuar atyre kushte më të mira në shkolla, siguri më të madhe në qytete dhe më shumë hapësira sportive dhe rekreative.
Ndërsa kryetarët e komunave Ferizajit, Gjilanit, Pejës dhe Gjakovë, i kanë dëgjuar kërkesat dhe nevojat e fëmijëve dhe kanë premtuar mbështetje dhe vëmendje më të madhe për ta.
Naser Lajqi, projekt menaxher nga OJQ Syri i Vizionit për fushatën e këtij viti ka thënë se ka arritur të mobilizojë kryetarë dhe udhëheqës komunat, tek të cilët është kërkuar mbështetja për fëmijët dhe strukturat që i përfaqësojnë ata, pasi mbështetja për asambletë e fëmijëve është një aspektet e rëndësishme të programeve që Syri i Vizionit implementon me mbështetjen financiare nga Save the Children.
Aktivitete për Ditën e Fëmijëve poashtu janë zhvilluar edhe në kuadër të projektit “Përkrahja e BE-së për Zbatimin e Strategjisë për Integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian 2- Arsim për Integrim” (i quajtur EU SIMRAES 2), që implementohet në partneritet me KEC, në Komunën e Istogut dhe mbështetet financiarisht nga KFOS dhe BE. Gjatë ditë janë realizuan aktivitete kulturore e sportive me fëmijët e shkollës Martin Camaj në Gurakoc dhe në Llukac të Thatë Istog ku Syri i Vizionit ka qendrat mësimore.
Pejë, 01 Qershor 2017
OJQ “Syri i Vizionit”