mendo globalisht,
vepro lokalisht

Organizata Syri i Vizionit është duke ofruar trajnime të nevojshme për fuqizimin e shoqërisë civile në komunat Pejë, Istog, Klinë, Deçan, Junik, Gjakovë, Rahovec dhe Prizren. SiV ka angazhuar trajnerë profesionalë nga kompania MDA për të ndihmuar OJQtë në ngritje të kapaciteteve, që roli i tyre të jetë më i fuqishëm dhe më aktiv në këto komuna. Tri trajnimet janë mbajtur në Gjakovë, ku kanë marrë pjesë mbi 20 organizata nga komunat e regjionit të Pejës dhe Prizrenit, në fushën e ngritjes së fondeve.
Qëllimi i këtyre trajnimeve është ngritja e kapaciteteve brenda OJQ-ve, për mënyrën dhe format e ngritjes së fondeve, si dhe hapat që duhet ndërmarrë këto organizata që të kenë më shumë donacione apo fonde në realizimin e objektivave të tyre, qe të jetë më aktive si shoqëri civile në ato komuna ku shtrihet veprimtaria e tyre e punës.
Përveç këtij trajnimi SiV, do t’u ofrojë edhe trajnime shtesë në fushën e shkrimit të projekteve dhe hartimit të strategjive të veprimit. Këto trajnime për fuqizim të shoqërisë në rajonin e Pejës dhe Prizrenit janë pjesë e programit që Syri i Vizionit është duke implementuar në këtë regjion dhe mbështetur nga Olof Plame Center nga Suedia.

________________

Skip to content