mendo globalisht,
vepro lokalisht

Detyrimet nga Ligji i punës temë e diskutimit mes bizneseve dhe sindikatave në Pejë

Pejë, 18 korrik - Syri i Vizionit ka organizuar takimin, “Rritja e bashkëpunimit në mes të sindikatave dhe bizneseve” në kuadër të projektit Qytetaria Aktive, qëllimi i të cilit ishte të diskutohet për rolin e sindikatave në Kosovë, si dhe bashkëpunimi mes të sindikatave dhe bizneseve në rajonin e Pejës dhe të Prizrenit.
Gjatë këtij takimi është diskutuar roli i sindikatave dhe bizneseve, mundësitë e përfitimeve që mund t’i kenë punëdhënësit dhe punëmarrësit në shfrytëzimin e rolit dhe zërit të sindikatave, identifikimi i nevojave të sindikatave dhe rritja e bashkëpunimit në mes sindikatave dhe bizneseve. Gjithashtu gjatë këtij takimi është diskutuar mbi mundësitë dhe rolin se çfarë duhet të bëjnë sindikatat për të rritur anëtarësimin në sektorin e biznesit, si dhe çfarë duhet të bëjnë sindikatat për të ngritur zërin e tyre, në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve në sektorin privat dhe publik.
Ky është takim i cili vazhdon të realizohet në kuadër të projektit “Qytetaria Aktive”, që ka për qëllim zhvillimin e qytetarisë aktive në Kosovë. Projekti është duke u realizuar tash e sa vite në rajonin e Pejës dhe Prizrenit nga OJQ “Syri i Vizionit” mbështetur nga organizata Olof Palme International Center.

Skip to content