03 korrik 2024 Novoselle, Pejë - Shërbime Online dhe Fizike ishte punëtoria e tretë e cila është mbajtur sot në Qendrën e Solidaritetit mes Gjeneratave në fshatin Novoselle, Pejë. Kjo punëtori është organizuar për të moshuarit e këtij rajoni për ti njohur më mirë rreth shërbimeve te cilat mund kryejnë online duke shfrytëzuar platformën E-Kosova sic janë shërbimet e Regjistrit Civil, Shëndetësi, Pronë, Kontribut dhe Pension etj, po ashtu gjatë kësaj punëtori janë ofruar sqarime për shërbimet bankare dhe përdorimin e bankomatit.
Ditën në vazhdim do vazhdohet me punëtori për “Pajisjet Dixhitale dhe Përdorimi i Telefonave të Mençur” “Mjetet e Komunikimit dhe Rrjetet Sociale” dhe “Shërbime Online dhe Fizike” në Qendrën e Solidaritetit mes Gjeneratave në komunën e Istogut.
Këto punëtori janë organizuar në kuadër të programi “AGE+ Ndërtimi i komuniteteve miqësore për të moshuarit nëpërmjet veprimit ndër breza në Kosovë” i cili zbatohet nga organizata Syri i Vizionit në partneritet me Volkshilfe Solidaritat dhe financohet nga Agjensioni Austriak për Zhvillim - ADA.
________________