25 shkurt 2011: Kryetarit të komunës së Rahovecit Smajl Latifi i është prezantuar disa projekte që po realizon Syri i Vizionit në këtë komunë, që kanë të bëjnë kryesisht me komunitet pakicë. Projekti i parë ka të bëjë me hartimin e strategjisë së veprimit për tri vitet e ardhshme për komunitetin serb në këtë komunë. Projekt i ngjashëm për planin e trevjeçar të aksionit do të hartohet edhe për komunitet rom, egjiptian dhe ashkali në këtë komunë, ndërsa në partneritet me Këshillin Danez për Refugjatë (DRC) po zhvillohen dy projekte me komunitetin e kthyer dhe komunitetin pritës. Kryetari i komunës së Rahovecit ka mirëpritur punën që bën Syri i vizionit dhe ka premtuar përkrahjen e komunës në këto projekte.