Qytetarët aktiv në ndihmë të qytetarëve në nevojë për parandalimine pandemisë COVID-19!
Prill 2020 – Për disavite me radhë, Syri i Vizionit është duke punuar në programin “Qytetaria Aktive”,i cili edhe sot po e dëshmon shumë qartazi rëndësinë e qytetarit aktiv.
Në situatën e krijuar nga pandemia COVID-19, të gjithëjanë duke u munduar të kontribuojnë në tejkalimin e kësaj situate duke qenëqytetarë të përgjegjshëm dhe duke qëndruar në shtëpitë e tyre.
Këshillat lokal në komunat Pejë, Deçan e Rahovec janëduke bërë një punë shumë të mirë për t’u dalë në ndihmë qytetarëve që përfaqësojnëdhe atyre që po shprehin nevojat për ndihmë.
Kryetarët e këshillave lokal, së bashku me anëtarët e këtyrekëshillave, janë duke e luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetjen e bashkëqytetarëvetë tyre në radhë të parë, në adresimin e kërkesave dhe nevojave, bashkëpuniminme institucionet vendore në identifikimin e familjeve dhe individëve të ardhuranga shtetet tjera jashtë Kosovës, respektivisht bashkatdhetarët.
Veç kësaj, ata po ia arrijnë të bëjnë edhe identifikimine familjeve në nevojë në vendbanimet e tyre (fshatra dhe lagje) për t’i mbështeturme pako ushqimore e higjenike, duke rritur njëherit edhe vetëdijen e qytetarëvepër rrezikun nga COVID-19, respektimin emasave të përcaktuara për parandalimin e kësaj pandemie si dhe bashkëpunimin mePolicinë e Kosovës, Qendrat e Mjekësive Familjare si dhe shtabin emergjent në nivelkomune.
Projekti “Qytetaria Aktive” ka për qëllim pikërisht këtë- aktivizimin e mirëfilltë të qytetarëve. Ai është duke u realizuar nga organizatajonë me mbështetje të çmueshme financiare nga Olof Palme International Centerdhe SIDA.
________________