Ferizaj 11 tetor- Organizata Joqeveritare “Syri i Vizionit” ka filluar mbajtjen e trajnimeve për mbrojtjen e fëmijëve nga ngacmimet në shkollat fillore “Zekeria Rexha”në Gjakovë, “Tefik Çanga” dhe“Jeronim De Rada” në Ferizaj, ku kanë marr pjesë nxënësit dhe këshillat e shkollave më ç’rastë janë njoftuar më format e ngacmimeve që fëmijët mund të kenë qenë apo mund të jenë viktimë të kësaj dukurie, si dhe për mënyrat e mbrojtjes nga ngacmimet.
Qëllimi i këtyre trajnimeve është krijimi i një ambienti më të sigurt për fëmijët, të cilët vijojnë mësimin në këto shkolla, duke ndihmuar ata në ngritjen e vetëdijes mbi ngacmimet dhe format e saj si dhe parandalimin e kësaj dukurie në këto shkolla.
Trajnime të tilla do të mbahen edhe në shkollat fillore “Bedri Gjina” dhe Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë si dhe në shkollën fillore “Xhemail Kada” në Pejë.
Këto trajnime janë pjesë e programit “Together 4 children rigts- Childprotection and Child Right Governance”, që është duke u implementuar nga Organizata Joqeveritare “Syri i Vizionit” nga Peja, mbështetur nga Save the Children International dhe SIDA.
Projekti ka për qëllim të ndihmojë fëmijët, shkollat dhe organizatat e ndryshme në mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, t’i shndërrojë shkollat në vende të sigurta për fëmijët dhe të ndihmojë krijimin dhe forcimin e mekanizmave për mbrojtjen e fëmijëve.
Projekti implementohet në tetë shkolla në katër komuna: shkollat fillore“Ramiz Sadiku” dhe “Xhemail Kada” në Pejë, “Mustafa Bakia” dhe “Zekeria Rexha” në Gjakovë, “Tefik Çanga” dhe “Jeronim De Rada” në Ferizaj,dhe “Bedri Gjina” e “ Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë, në periudhën nga maji deri në dhjetor2013.