mendo globalisht,
vepro lokalisht

Certifikohen mësimdhënësit për këshillim në karrierë në Komunën e Istogut

Istog 2 korrik- Në një ceremoni që është mbajtur në Istog është bërë certifikimi i 12 mësimdhënësve të kësaj komune për të ligjëruar në shkollat e tyre lëndën e këshillimit në karrierë. Gjatë muajve maj dhe qershor është mbajtur trajnimi i tyre bazuar në Programin evropian prej pesë hapave.

Në ceremoni kanë marrë pjesë zyrtarë nga Komuna e Istogut, drejtoria e arsimit, mësimdhënës të certifikuar dhe drejtorët e shkollave të mesme të ulëta, në të cilat pritet të aplikohet këshillimi në karrierë, me të cilët është diskutuar edhe mënyra se si mund të futet në programet shkollorë kjo lëndë që në shtatorin e vitit të ardhshëm. U vlerësua se kjo do jetë një ndihmesë për nxënësit e klasave të IX, që të njohin aftësitë dhe prirjet e tyre, në mënyrë që të marrin vendimet e duhura për regjistrimin në shkollimin e mesëm, që është hapi i parë dhe shumë herë vendimtar për karrierën e tyre.
Aplikimi i këshillimit në karrierë në Komunën e Istogut, bëhet përmes projektit “Mismatch”, që Syri i Vizionit realizon me financim nga Solidar Suisse, dhe me mbështetjen e Komunës së Istogut. Më parë janë trajnuar dhe licencuar mësimdhënësit në komunën e Pejës dhe Gjakovës, që tashmë kanë filluar ta aplikojnë në shkollat e tyre. Kjo është pjesë e një projekti që ka për qëllim të ndihmojë nxënësit të përshtaten me tregun e punës dhe i ndihmon shkollat në ofrimin e një praktike sa më të mirë për nxënësit, që do t’i ndihmojë ata të gjenden në tregun e punë pas përfundimit të shkollimit.

________________

Skip to content