mendo globalisht,
vepro lokalisht

Shënohet Dita e mësuesit nëpër shkollat e rajonit të Pejës

Pejë, Istog, 7 dhe 8 mars- Dita e Mësuesit është shënuar në SHFMU “Xhemal Kada”. Nxënësit nga qendra e mësimit plotësues, të cilën e mbështet Syri i Vizionit, kanë organizuar një orë letrare dhe një program kulturor me poezi e ese kushtuar Ditës së mësuesit, 7 marsit. Me këtë rast janë ndarë edhe çmime për nxënësit në poezi dhe ese më të mirë. Ky aktivitet është organizuar në kuadër të projektit Prospect + “Promovimi i integrimit të qëndrueshëm të romëve, ashkalive dhe egjiptasve në Pejë dhe Suharekë, Kosovë” i cili zbatohet nga Syri i Vizionit në Pejë dhe mbështet nga Ministria Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) dhe Karl Kübel Stiftung für Kind und Familie (KKS) dhe Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS).
Kurse në qendrat mësimore Serbobran dhe Gurrakoc, u organizua aktiviteti ndërkulturor “Mësuesi/ja - shembull për ne fëmijët ” kushtuar Ditës së Mësuesit, 7 Marsit.
Pjesëmarrësit ishin nxënës të gjitha grupmoshave, dhe të gjitha komuniteteve. Aktivitetet ndërkulturor u shoqërua me program të historikut të 7 Marsit, me vjersha, këngë, punë dore si edhe shfaqjen e një filmi dokumentar i cili tematik kishte fillet e arsimit shqip.
Ky aktivitet u organizua ne kuadër të projekti “Përkrahja e BE-së për Zbatimin e Strategjisë për Integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian 2- Arsim për Integrim” (i quajtur EU SIMRAES 2), është një projekt tre vjeçar, i cili implementohet nga Syri i Vizionit në partneritet me KEC, në Komunën e Istogut dhe mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian dhe KFOS.

________________

Skip to content