mendo globalisht,
vepro lokalisht

Mësimdhënës nga 20 shkolla fillore në Komunën e Pejës janë certifikuar për mësimdhënie në orientim në karrierë. Trajnimi i tyre në kohëzgjatje 40 orë është organizuar nga OJQ Syri i Vizionit me mbështetjen e Solidar Suisse dhe Drejtorisë së arsimit të Komunës së Pejës. Në një ceremoni të mbajtur në Pejë është bërë ndarja e certifikatave për vijuesit dhe është folur për rëndësinë që ka përfshirja e orientimit në karrierë për nxënësit në përfundim të shkollimit të mesëm të ultë dhe para se të vendosin për të ardhmen e tyre në arsimin e mesëm.
Pjesëmarrës në këtë ceremoni përveç mësimdhënësve të trajnuar kanë qenë edhe drejtorët e shkollave të tyre. Besim Avdimetaj, drejtor komunal i arsimit ka vlerësuar se me këtë trajnim arsimtarët kanë marrë një model të ri për ta aplikuar në shkollat e tyre nga viti tjetër shkollor.
Trajnimi i mësimdhënësve është bërë nga trajnerë të licencuar e programin e GIZ “Modeli pesëhapësh për orientim në karrierë” dhe është bërë në kuadër të projektit Mismatch që SiV realizon më mbështetjen e Solidar Suisse dhe ka për qëllim lidhjen e shkollave profesionale men tregun e punës.

________________

Skip to content