mendo globalisht,
vepro lokalisht

Pejë, 11 tetor- Është mbajtur kuvendi i anëtarëve të organizatës Syri i vizionit , në të cilin është analizuar puna gjatë vitit të kaluar dhe angazhimet për vitin e ardhshëm. Kuvendi ka miratuar strategjinë trevjeçare të veprimit dhe ka diskutuar për arritjet e deritanishme dhe kahet e zhvillimit të organizatës në të ardhmen.
Në raportin e punës është thënë se gjatë vitit 2013 Syri i Vizionit ka realizuar 13 projekte afatgjata, të cilat kanë angazhuar mijëra qytetarë dhe u kanë aktivizuar komunitetet lokale, zëri i të cilave më parë ishte dëgjuar pak ose aspak. Gjatë këtij viti janë mbajtur dhe thelluar më tej partneritet ekzistuese me partnerë të rëndësishëm si organizatat Save the children, Olof Palme Center, Solidar Suisse, etj. kurse në partneritete janë filluar dy projekte të mbështetura nga Komisioni evropian. Buxheti i këtij viti ka qenë rreth 245 mijë euro, ndërsa një pjesë e projekteve vazhdojnë edhe tani gjatë vitit 2014.
Kuvndin e organizatës e kanë përshëndetur Ahmet Kryeziu, drejtor i organizatës Save the Children dhe Syzana Baja, drejtues e Solidar Suisse në Kosovë.
Në punimet e kuvendit kanë marrë pjesë 38 anëtarë, kurse përveç tyre kanë marrë pjesë edhe 23 vullnetarë, për të cilat janë shpërndarë edhe kartelat e anëtarësisë dhe është konfirmuar anëtarësia njëvjeçare.

________________

Skip to content