OJQ Syri i Vizionit nga Peja në bashkëpunim më organizatën lokale Iniciativa e Femrës Kosovare në kuadër të koalicionit të organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim, kanë mbajtur debat publik me qytetarët e Komunës së Gjakovës, ku është biseduar për rendësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhje dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira demokratike.
Të pranishëm në debat publik ishin përfaqësues nga shoqëria civile, qytetarë dhe media, që për së afërmi u njoftuan me punën dhe angazhimin që po bën Demokracia në Veprim në edukimin e votuesve me qëllim të vetëm rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve, e sidomos votuesve të rinj, në zgjedhjet e 03 nëntorit.
Gjithashtu të pranishmit janë njoftuar edhe me punën dhe përgatitjet që po bën Komisioni komunal zgjedhor KKZ-ja që në këtë komunë të ketë një proces të rregull zgjedhor.
Shoqëria civile dhe qytetarët që ishin të pranishëm në këtë debat kanë kërkuar nga KKZ-ja që nga listat e votuesve të bëhet rishikimi dhe pastrimi i listave të votuesve pasi me pastrimin e emrave të atyre qytetarëve që kanë vdekur, zvogëlohen mundësitë e keqpërdorimit të votave dhe rritja shifra e daljes në votime.
Nëse nuk pastrohet lista e votuesve dhe serish figurojnë emrat e atyre që kanë vdekur, ka mundësi të manipulohet më në zgjidhje si ka ndodhë më parë dhe ko na bënë më humb besimin për zgjedhje të lira dhe demokratike, kanë thënë qytetarët e pranishëm.
Ndërsa nga shoqëria civile është kërkuar që të mos lejohen në emra të këshilltarëve për asamble komunale të kandidojnë kandidat të cilët nuk i përkasin asaj komuna apo emrat e tyre nuk figurojnë në listën e votuesve në atë komunë, duke aluduar në partitë politike dhe iniciativa qytetare serbe.
Gjithashtu në takim është kërkuar që të organizohen simulime zgjedhore me votues të rinj si dhe fushata intensive të edukimit, sepse, sipas të pranishmeve në takim, të rinjtë janë shumë pak të njoftuar se si votohet dhe sa e rëndësishme është pjesëmarrja e tyre në zgjedhje.