mendo globalisht,
vepro lokalisht

Mbahet punëtoria për Kodin e mirësjelljes në shkollën “Xhemail Kada” në Pejë

Pejë-20 shtator- Organizata joqeveritare “Syri i Vizionit” në kuadër të projektit “Together 4 children rigts- Child protection and Child Right Governance”, mbështetur nga Save the Children, ka mbajtur punëtorinë për hartimin e kodit të mirësjelljes me këshillin e shkollës fillore “Xhemail Kada” në Pejë.

Këshilli i shkollës ka mirëpritur nismën e hartimit të kodit të mirësjelljes për shkollën e tyre dhe kanë çmuar punën që është duke bërë OJQ Syri i Vizionit dhe Save the Children duke vlerësuar këtë nismë si një ndihmë shumë të madhe në hartimin e kodit të mirësjelljes që ka të bëjë me të drejtat dhe përgjegjësitë e nxënësve dhe të vetë mësimdhënësve.
Përveç, kodit të mirësjelljes për këtë shkollë dhe shkollat tjera, do të mbahen edhe punëtori për fuqizimin e mekanizmave për të drejtat e fëmijëve, gjithashtu do të mbahen trajnime e radhës me nxënës, në tema të ndryshme ku do të jenë pjesëmarrës edhe këshilli i shkollës (mësimdhënës, këshilli prindërve dhe këshilli i nxënësve) duke ndikuar në vetëdijesimin e nxënësve, mësimdhënësve dhe vetë prindërve mbi të drejtat e fëmijëve dhe adresimin e dhunës në mekanizmat ekzistues për të drejtat e fëmijëve.

Projekti “Together 4 children rigts- Child protection and Child Right Governance” ka për qëllim të ndihmojë fëmijët, organizatat e ndryshme dhe shkollat në mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, që t’i shndërrojë shkollat në vende të sigurta për fëmijët dhe ndihmojë krijimin dhe forcimin e mekanizmave për mbrojtjen e fëmijëve.

Ky projekt po implementohet në nëntë shkolla në pesë komuna të Kosovës: shkollat fillore “Ramiz Sadiku” dhe “Xhemail Kada” në Pejë, “Mustafa Bakia” dhe “Zekeria Rexha”në Gjakovë, “Tefik Çanga” dhe “Jeronim De Rada” në Ferizaj, “Bedri Gjina” dhe Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë, në periudhën nga maji deri në dhjetor 2013. Përfituesit të këtij projekti që janë nxënësit, prindërit e tyre dhe mësimdhënësit e këtyre shkollave.

Skip to content