23 qershor 2022, Prishtinë – Syri i Vizionit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit kanë organizuar konferencën në nivel qendror me temën “Qendrat e Karrierës në IAAP - Bashkëpunimi i Nivelit Lokal më atë Qendror”.
Në ketë konferencë janë adresuar zhvillimet e fundit për qendrat e karrierës në institucionet e arsimit dhe aftësimit profesional IAAP në Kosovë, bashkëpunimi në mes të institucioneve lokale e atyre qendrore për mbështetje të qendrave të karrierës me bazë në shkollë, shkëmbimin e përvojave dhe ndarjen e praktikave të mira nga komunat dhe shkollat në të cilat ekzistojnë qendrat e karrierës, mundësitë dhe nevojat për hapjen e qendrave të karrierës në shkolla ku ato nuk ekzistojnë si dhe mënyrat e financimit të qendrave të karrierës, qoftë për ato ekzistuese dhe ato që do të themelohen.
Nga kjo konferencë janë nxjerrë rekomandime të cilat do t’u shërbejnë institucioneve lokale e atyre qendrore për të hartuar politika të cilat mbështeten në praktika të mira dhe krijojnë qëndrueshmëri për qendrat e karrierës në institucionet e arsimit dhe aftësimit profesional. Njëkohësisht, këto rekomandime do t’i shërbejnë procesit të standardizimit të qendrave të karrierës dhe krijimit të udhëzimit administrativ i cili ka nisur nga MASHTI.
Kjo konferencë është organizuar në kuadër të programit “Mbështetje për Zhvillimin e Arsimit dhe Punësimit - SEED faza III” i cili zbatohet nga organizatat Volkshilfe Solidaritat dhe Syri i Vizionit si dhe financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim - ADA.
________________