Pejë, 5 Tetor 2017 – Syri i Vizionit ka mbajtur sot tryezën me gratë asambleiste nga Kuvendet Komunale të komunave të rajonit të Pejës, lidhur me temën e pushimit prindëror, me të cilën është dhënë edhe një kontribut për promovimin mëtejmë të kësaj çështje dhe në hapjen e debatit mbi mundësitë dhe përparësitë që ka për familjen dhe shoqërinë në Kosovë.
Në takim u prezantuan të gjeturat nga hulumtimi me qytetarë rreth pushimit prindëror, i cili është kryer nga vullnetarët e Syri i Vizionit dhe gratë asambleiste të komunave Pejë, Deçan, Istog dhe Junik lidhur me perceptimin që kanë qytetarët lidhur me këtë çështje, për çka është hapur debatit dhe janë nxjerrë rekomandime, të cilat në partneritet me D4D do të adresohen si pjesë e përpjekjeve që po bën shoqëria civile por ndryshime në këtë sektor.
Aktiviteti është realizuar si pjesë e nismës “Veprimet e komunitetit për të promovuar pushimin prindëror” në kuadër të projektit “Pushimi prindëror për barazi gjinore”, që implementohet nga Demokraci për Zhvillim (D4D), financohet nga International Center Olof Palme dhe mbështetet nga Qeveria Suedeze.