Pejë, 11 qershor- Në kuadër të koalicionit të OJQ-vë Demokracia në veprim, që monitoron zgjedhjet në Kosovë nga viti 2007, Syri i Vizionit ka monitoruar edhe zgjedhjet qendrore në gjashtë komuna të Kosovës, që janë mbajtur më 11 qershor. Me rreth 500 vëzhgues të vendosur në 461 vendvotime në komunat Pejë, Gjakovë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik, dhe dhjetëra të tjerë mobilë, Syri i Vizionit ka raportuar nga çasti në çast dhe ka pasur monitorim çdo kuti votimi në të gjitha lokalitetet e këtyre komunave duke ndikuar në ruajtjen e votës dhe parandalimin e keqpërdorimeve gjatë procesit zgjedhor. Raporte dhe komunikime të shumta janë zhvilluar gjatë gjithë ditës duke mbajtur të informuar qytetarët dhe duke kërkuar ndaljen e parregullsive atje ku janë identifikuar.
Syri i vizionit si pjesë e Demokracisë në veprim është i përkushtuar në demokratizimin e shoqërisë, ruajtjen e të drejtës së votës së lirë dhe mbështet institucionet dhe shoqërinë drejt arritjes së këtij qëllimi.