mendo globalisht,
vepro lokalisht

Këshillat drejtues të shkollave “Zekeria Rexha “dhe “Mustafa Bakija” njoftohen më protokollin më parandalim dhe adresim te dhunës

Gjakovë, 22 Maj- Organizata joqeveritare “Syri i Vizionit” vazhdon mbajtjen e punëtorive më këshillat e shkollave fillore dhe të mesme të ulëta për Protokollin për parandalimin dhe referimin e dhunës në institucionet e arsimit para-universitar. Një trajnim i tillë është mbajtur edhe më këshillat drejtues në dy shkolla“Zekeria Rexha” dhe “Mustafa Bakija” të komunës së Gjakovës.

Në këtë trajnim është bërë prezantimi i këtij Protokolli, i cili është hartuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë, të Drejtat e Njeriut, Mundësi të Barabarta dhe Jo-diskriminim të Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Ky protokolli përcakton detyrimet, qartëson rolet dhe procedurat e institucioneve për parandalimin, identifikimin, mbledhjen e të dhënave, referimin, trajtimin, raportimin e dhunës ndaj fëmijëve në institucionet e arsimit para-universitar.
Po ashtu përforcon bashkëpunimin ndërinstitucional dhe multidisiplinar për të mbrojtur të drejtat e fëmijës dhe për t’i mbrojtur fëmijët nga dhuna në institucionet para-universitare.
Trajnimi më këshillin drejtues të këtyre dy shkollave është mbajtur në kuadër të programit“Së bashku për të drejtat e fëmijëve (Together 4 children rigts- Child Protection)”, në partneritet me Organizatën Save the Children. Projekti ka qëllim zhvillimin e një sistemi për monitorimin dhe raportimin e dhunës ndaj fëmijëve, duke krijuar politika të favorshme për përmirësimin e mbrojtjes së fëmijëve në Kosovë që janë në përputhje me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve dhe standardeve të BE-së.

Ky projekt po implementohet në dhjetë shkolla fillore dhe të mesme të ulëta në pesë komuna të Kosovës: në Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Ferizaj dhe Mitrovicë. Përfituesit të këtij projekti janë nxënësit, prindërit e tyre dhe mësimdhënësit e këtyre shkollave si dhe institucionet përgjegjëse për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve.

Skip to content