mendo globalisht,
vepro lokalisht

Karvani shëndetësor udhëtoi në komunën e Deçanit për të ofruar shërbime shëndetësore për qytetarët

🏥🌿 Sot, më 09.07.2024, Karvani shëndetësor udhëtoi në komunën e Deçanit për të ofruar shërbime shëndetësore për qytetarët🌟
Në Komunën e Deçanit, Karvani shëndetësor ishte në dispozicion me 8 tenda informative për semundjet jo-ngjitëse, ndër to edhe dy me stafin shëndetësor të QKMF-së në Deçan. Qytetarët patën mundësinë të bënin matjen e hipertensionit, diabetit dhe BMI-së, duke marrë edhe informacione të rëndësishme për shëndetin e tyre.
👏 Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për pjesëmarrjen në aktivitet. Bashkë, po bëjmë një hap të madh drejt një jete më të shëndetshme dhe të informuar për të gjithë!
____________
Karvani shëndetësor realizohet në kuadër të projektit “Kujdesi shëndetësor i qasshëm dhe cilësor AQH Project i cili zbatohet nga Swiss TPH dhe Syri i Vizionit dhe financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC)

________________