mendo globalisht,
vepro lokalisht

Pejë, 16 dhjetor – Në një takim përmbyllës me kryetarët e këshillave të Komunës së Pejës është shpërndarë informatori për Subvencionet në Bujqësi, një aktivitet ky i organizuar nga “Syri i Vizionit” në kuadër të programit “Qytetaria Aktive”. Kryetaret e këshillave lokal kanë marrë një informator që jep kontaktet dhe informatat mbi subvencionet në bujqësi, ndërsa takimi ka shërbyet dhe për të diskutuar se sa ata informohen nga komuna për grandet dhe subvencionet.
Sipas kryetarëve të këshillave lokalë, Komuna kur bën shpërndarjen e njoftimeve për ndarjen e subvencioneve nëpër komunitete lokale, nuk i njofton drejtpërdrejt ata si kryetarë të këtyre këshillave. Poashtu shqetësim tjetër i tyre janë procedurat e tepërta apo dokumentet e shumta qe ata duhet plotësua për të përfituar, prandaj kërkojnë që të gjinden forma tjera nga zyrtarët komunalë për t’ua lehtësuar këto procedura.
Projekti “Qytetari Aktive” i cili realizohet nga organizata jo qeveritare “Syri i Vizionit” zhvillon edhe aktivitete tjera me kryetarët e këshillave lokalë dhe akterët tjerë që janë pjesë e programit, i cili mbështet financiarisht nga Olaf Palme Internacional Center dhe SIDA.

________________

Skip to content