mendo globalisht,
vepro lokalisht

Zyra ndërlidhëse ka luajtur një rol të rëndësishëm në fuqizimin e qytetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile në Pejë

Pejë, 20 dhjetor, 2018 - Organizata Syri i Vizionit ka mbajtur konferencën për media sot në Pejë në të cilën është prezantuar puna dhe roli i Zyrës ndërlidhëse për ndihmë qytetarëve dhe grupeve të ndryshme të interesit, e cila funksionon në kuadër të programit Qytetaria Aktive, tash e gjashtë vite.
Zyra ndërlidhëse për ofrimin e ndihmës dhe këshillave të ndryshme që është hapur në kuadër të projektit “Qytetaria Aktive”, është duke luajtur një rol të rëndësishëm jo vetëm në fuqizimin e qytetarëve, por edhe të vetë organizatave të shoqërisë civile që veprojnë në regjionin e Pejës dhe më gjerë.

Pjesë e punës së kësaj zyre janë edhe ankesat, kërkesat dhe projekt idetë që vinë nga qytetarë të ndryshëm dhe grupe të tjera për t’i adresuar tek institucionet lokale dhe qendrore.
Arbresha Demaj, menaxhere e projektit, ka thënë: “Vetëm gjatë këj vitit kjo zyrë ka ndihmuar afërsisht në përpilimin e 100 kërkesave, 50 ankesave dhe dhjetëra projekt propozimeve për qytetarët dhe këshillat lokale, të cilat i kanë adresuar tek institucionet në nivel lokal dhe qendror”.

“Gjatë këtij viti brenda komunës, është arritur qe në bashkëpunim me kryesuesin e kuvendit komunal, drejtorin e adminstratës dhe kryetarin e komunës të emërohet një person i cili do t'i pres qytetarët për të adresuar kërkesat, ankesat dhe çështjet e ndryshme në komunë duke i adresuar saktë dhe me kohë tëk drejtoritë përkatëse dhe duke u angazhuar edhe në kthimin e përgjigjjeve”, ka shtuar Demaj.

Në disa raste, gjatë këtijë viti disa kërkesa të qytetarëve i kemi mbështetur me mjete financare duke përfshirë edhe komunat në realizimin dhe mbështetjen e këtyre kërkesave," vazhdoi ajo.

Po ashtu një zyrë e tillë mendohet të hapet vitet në vijim edhe në komunat Rahovec, Deçan, Klinë dhe Istog, pasi që është parë si një ndihmë shumë e mirë për qytetarët roli dhe zyra qe është në kuadër të SiV ndër vite, e që tashmë po testohet edhe në komunën e Pejës.

Besnike Bytyqi, përgjegjëse në zyren ndihmëse për qytetarë në kuadër të komunës së Pejës, e cila është funksionalizuar në bashkëpunim me organizatën Syri i Vizionit dhe e cila është në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe grupeve të ndryshme në mbarë Kosovën, tha.

Që nga funksionalizimi i kësaj zyre e deri me sot, që tashmë është një periudhë gjashtëmujore, në bashkëpunim me organizatën Syri i Vizionit është arritur të krijohet një forme e kërkesës me qëllim të lehtësimit të qasjes së qytetarëve dhe adresimit të kërkesave të tyre.
Gjatë kësaj periudhe gjashtëmujore janë pranuar 80 kërkesa nga më të ndryshmet, siç janë: kërkesa për ndihmë financiare, kërkesa për praktikë pune nga studentët e univerziteteve dhe të natyrave tjera. U është ndihmuar palëve në përpilimin e kërkesave në formë zyrtare, të qarta dhe konkrete dhe në adresimin e tyre në drejtoritë apo adresat e duhura si edhe në kthimin e përgjigjjeve për të gjithë ata qytetarë të cilët kanë adresuar kërkesa tek institucionet. Andaj nga të gjitha kërkesat e adresuara, 80% e tyre janë pranuar e disa edhe janë refuzuar.

Kjo zyrë ekziston tash e gjashtë vjet në kuadër të programit “Qytetaria Aktive”, i cili zbatohet nga Syri i Vizionit mbështetur nga Olof Plame International Center .
Për më shumë informata na kontaktoni ose vizitoni faqen e internetit www.aktivizohu.org.

________________

Skip to content