Pejë, 28 qershor- Është mbledhur për herë të Këshillit lokal për punësim në komunën e Pejës, i themeluar nga Kuvendi komunal i Pejës gjatë vitit të kaluar. Qëllimi i këtij këshilli është të japë kontribut në identifikimin e sfidave të cilat ekzistojnë në tregun e punës, të propozojë iniciativa për punësimin e grupeve të veçanta (të rinjtë, gratë, minoritetet, etj) të hartojë plane të aksionit dhe strategji për punësim në nivel lokal, etj. Në punëtorinë e parë është bërë konstituimi i këtij këshilli dhe është diskutuar mënyra ë funksionimit të tij. Në përbërje të tij janë përfaqësues të Komunës, kuvendit komunal nga subjekte të ndryshme politikë, bizneset, shoqëria civile, etj.
Themelimi i këtij këshilli dhe funksionalizimi i tij është bërë në kuadër të projektit “Mbështetje për Zhvillimin e Arsimit dhe Punësimit në Kosovë – SEED” që mbështetet nga Agjensioni Austriak për Zhvillim – ADA dhe realizohet nga Syri i Vizionit dhe Volkshilfe Solidaritet.
________________