28 dhjetor 2011- Angazhimi i “Syrit të Vizionit” në komunën e Rahovecit gjatë vitit 2011 është vlerësuar nga Komuna e Rahovecit në një ceremoni të përmbylljes së projekteve dhe aktiviteteve të këtij viti.
Si OJQ vendore aktive në këtë komunë Syri i Vizionit është vlerësuar bashkë organizatat ndërkombëtare si: USAID-i, OSBE, UNHabitat dhe Komisioni Evropian, bankat dhe biznesi, me motivacionin për kontribut në zhvillimin e komunës. Mirënjohja është ndarë nga kryetari i Komunës Smajl Latifi në sallën e Kuvendit bashkë me qytetarët që kishin ardhur në takimin publik të fundvitit
Në këtë komunë Syri i Vizionit gjatë vitit 2011 ka realizuar katër projekte në bashkëpunim me Olof Palme Center, DRC dhe Solidar Suisse.
Për më shumë
http://kk.rks-gov.net/rahovec/Lajmet/ADMINISTRATA-E-RAHOVECIT-MBAN-DEBATIN-E-DYTE-VJETO.aspx
________________